St Etienne dhe Paris Saint Germaini kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 32-të në Liga 1.
Dy skuadrat franceze kanë zbuluar 11-shen startuese për ndeshjen e mbrëmjes së sotme (e premte) që zhvillohet në kuadër të xhiros së 32-të, shkruan portali arbresh.info.
St Etienne është duke luftuar për të vazhduar qëndrimin në mes të tabelës derisa PSG shpreson të thelloj kreun në tabelë, megjithëse vazhdon të jetë 17-të pikë larg nga rivali më i afërt – AS Monaco.
Ndryshe nga nikoqirët që kanë në dispozicion të gjithë skuadrën, Unai Emery është duke u përballur me probleme të shumta për shkak të mungesave të yjeve si Neymar, Marco Verratti, Dani Alves, Draxler dhe Mota.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Geoffroy Guichard duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Saint Etienne: Debuchy, Subotic, Perrin, Gabriel Silva – Selnaes, M’Vila – Bamba, Cabella, Monnet-Pack – Hamouma
PSG: Areola – Miller, Marquinhos, Kimpembe, Kurzawa – Lo Celso, L.Diarra, Rabiot – Di Maria, Mbappe, Pastore
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...