Nigeria dhe Argjentina kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e tyre të fundit në kuadër të grupeve në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Takimi mes tyre zhvillohet në kuadër të Grupit D dhe Nigeria do të përballet kundër skuadrës së Argjentinës që është në prag të eliminimit, shkruan portali arbresh.info.
Kampioni i dyfishtë i botës aktualisht qëndron në fund të grupit me vetëm një pikë dhe kjo ndeshje është vendimtare për fatin e tyre.
Nigeria nga ana tjetër ka nisur këtë turne me disfatë nga Kroacia para fitores së lehtë 2 me 0 kundër Islandës. “Super Shqiponjat” kanë nevojë vetëm për një barazim për të vazhduar tutje.
Takimi mes skuadra zhvillohet në stadiumin Saint Petersburg duke filluar nga ora 20:00/arbresh.info/
Nigeria: Uzoho, Idowu, Ekong, Balogun, Omeruo, Ndidi, Etebo, Mikel, Musa, Moses, Iheanacho.
Argjentina: Armani, Mercado, Tagliafico, Mascherano, Rojo, Otamendi, Banega, Di Maria, Perez, Higuain, Messi.
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...