Manchester City dhe Tottenham Hotpsuri kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mbrëmjen e sotme (e mërkurë) mes tyre.
Dy gjigandët anglez kanë zbuluar njëmbëdhjetshen e tyre startuese për takimin e sotëm në stadiumin Etihad në kuadër të ndeshjeve çerekfinale në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
? The Etihad Stadium #UCL ⚪️ #COYS pic.twitter.com/B30vcnurxR
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) April 17, 2019
Skuadra e Mauricio Pochettinos siguroi fitore minimale në takimin e parë të zhvilluar javën e kaluar mes dy skuadrave.
“Spursët” synojnë t’i shmangen disfatës në Etihad për të vazhduar tutje në gjysmëfinale të kompeticionit më të madh evropian për herë të parë në histori të tyre, por diçka e tillë do të jetë shumë e vështirë përball “Qytetarëve” që synojnë rikthimin në këtë takim.
Ndeshja fillon në ora 21:00./arbresh.info/
Manchester City: Ederson, Walker, Kompany, Laporte, Mendy, Gündoğan, Silva, De Bruyne, Bernardo, Sterling, Agüero.
Tottenham XI: Lloris, Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Wanyama, Sissoko, Dele, Eriksen, Son, Lucas.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës