Manchester City dhe Baseli kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen kthyese në kuadër të xhiros së 1/8-së në UEFA Ligë të Kampionëve.
“Qytetarët” tashmë janë me një hap në çerekfinale të këtij kompeticioni pas fitores bindëse me rezultat 4 me 0 të siguruar në takimin e parë ndërmjet dy klubeve tri javë më parë, shkruan portali arbresh.info.
Por, edhe në rast se Baseli do arrinte t’i shmangej një befasie të tillë, ata do të përballeshin me një punë mjaftë të vështirë në Etihad ku do të zhvillohet sonte (e mërkurë) ndeshja kthyese.

Futbollisti shqiptar Taulant Xhaka nuk është në dispozicion për këtë ndeshje kundër skuadrës së Pep Guardiolas për shkak të kartonëve të kuq që ka akumuluar deri tani.
Takimi ndërmjet dy skuadrave do të zhvillohet duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

Arian Tahiri, befasia e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Tragjedia në Crans -Montana, identifikimi i të vdekurve apo ...
Hapet pika kufitare e Qafë-Thanës, ishte e bllokuar që prej ...
Të paktën 24 të vrarë pas sulmit ukrainas në rajonin e pusht...
Fier: 25 të rinj përfunduan në spital të dehur gjatë ndërrim...
Vesa uron Mirlindin për ditëlindje: Shumë krenare për burrin...