Levante dhe Barcelona kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Estadi Ciutat de Valencia në kuadër të xhiros së dymbëdhjetë në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Levante pret në shtëpi liderin dhe kampionin në fuqi të La Ligas pas fitores 2 me 1 në ndeshjen e xhiros së fundit ndaj Real Sociedadit.
Skuadra e Ernesto Valverdes ka një seri të shkëlqyer fitores në La Liga dhe synon të përforcojë kreun e tabelës me tri pikë këtu.
Messi, Suarez dhe Griezmann janë të tre pjesë e formacionit startues.
Bardhi është gjithashtu nga minuta e parë në këtë takim pas golit të bukur që realizoi në xhiron e fundit.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 16:00./arbresh.info/

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?