Leganes është nikoqire e Barcelonës në ndeshjen mes dy skuadrave pasditen e sotme (e shtunë).
Të dy skuadrat spanjolle kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen mes tyre që zhvillohet në stadiumin Municipal de Butarque në kuadër të xhiros së 14-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.

Leganes padyshim se do të mbajë mend fitoren e tyre në shtëpi 2 me 1 sezonin e kaluar kundër Barcelonës, por marrë parasysh rekordin e tyre të dobët në përballjet si nikoqir këtë sezon atëherë vështirë se mund të ndodhë diçka e ngjashme në sezonin 2019/20.
Gjiganti katalunas synon të marrë tri pikë të plota në mënyrë për të vazhduar garën e ashpër me ‘Los Blancos’ për kreun e tabelës të cilin aktualisht e ndajnë me nga 25 pikë.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 13:00./arbresh.info/


Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...