Juventusi dhe Roma kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për derbin e javës në kampionatin italian.
Zonja e Vjetër është nikoqire e Giallorossvë në derbin e javës së 18-të në Serie A, ndeshje që fillon nga ora 20:45 dhe zhvillohet në Allianz Stadium.
Skuadra e Massimiliano Allegrit vjen në këtë ndeshje pas një serie pozitive me tri fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit dhe dëshiron ta shfrytëzoj terrenin vendas për fitore ndaj Romës.
Në anën tjetër, ekipi i drejtuar nga Eusebio Di Francesco është në formë edhe më të mirë dhe udhëton drejt Torinos për tu kthyer me një rezultat pozitiv.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, por me Allegrin që ka vendosur përsëri ta lë në bankë Paulo Dybalan, përcjellë Telegrafi.
Juventus: Szczesny; Barzagli, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Cuadrado, Higuain, Mandzukic
Roma: Alisson; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Nainggolan, De Rossi, Strootman; El Shaarawy, Dzeko, Perotti.
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...