Juventusi dhe Real Madridi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e parë në kuadër të çerekfinales në UEFA Ligë të Kampionëve.
Të dy gjigantët evropian kanë zbuluar skuadrat e tyre për njërën nga ndeshjet më të mëdha në kompeticionin kryesor të UEFA-së, e cila është ripërtëritje e finales së vitit të kaluar, por tani do të zhvillohet në çerekfinale, shkruan portali arbresh.info.
Takimi do të jetë mjaftë i vështirë për skuadrën e Zinedine Zidanes për shkak se asnjë klub nuk ka eliminuar Real Madridin nga Liga e Kampionëve që disfata e pësuar nga Juventusi tri vite më parë në gjysmëfinale, ndërkohë që trajneri nuk ka humbur asnjëherë ndonjë ndeshje në fazat eliminuese.
“Zonja e Vjetër” ka arritur në këtë fazë pas fitores kundër Tottenhamit, ndërsa ‘Los Blancos’ pas eliminimit të Paris Saint Germainit.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Allianz duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Juventus: Buffon; De Sciglio, Barzagli, Chiellini, Asamoah; Douglas Costa, Khedira, Bentancur, Alex Sandro; Dybala, Higuain
https://twitter.com/realmadrid/status/981221920837382145
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...