Juventusi dhe Genoa kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin mes tyre në kuadër të xhiros së nëntë në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
“Zonja e Vjetër” e pret në Genoan në stadiumin Allianz në Torino me synimin për të vazhduar rekordin e tyre perfekt në Serie A me tetë fitore të regjistruara deri tani para ndeshjes kundër vizitorëve që gjenden në mes të tabelës në vend të 12-të.

Juventusi është në kërkim të trofeut të tetë radhazi në kampionatin italian dhe pavarësisht tashmë standardeve të tyre të larta, ata kanë nisur “pushtimin” e skuadrave të tjera në formë mjaftë të ndezur.
Si të pamposhtur në Serie A, ata kanë shënuar deri tani 18 gola dhe kanë pranuar vetëm pesë. Po ashtu, ata kanë arritur të mbajnë portën e pastër në tri ndeshje.
Ndërkohë, Genoa është duke shijuar gjithashtu një formë të mirë dhe nga pesë ndeshjet e tyre të fundit, ata kanë regjistruar tri fitore. Por, në rast se vizitorët dëshirojnë të marrin diçka nga kjo ndeshje ata duhet të bashkëpunojnë në formë të shkëlqyer në mbrojtje për shkak se ata kanë pranuar dhjetë gola në tri ndeshjet e tyre si mysafirë në Serie A deri tani.
Takimi mes dy skuadrave fillon nga ora 18:00./arbresh.info/
Formacioni i Juventusit (4-3-3): Szczesny, Cancelo, Bonucci, Benatia, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Cuadrado, Mandzukic, Ronaldo.
Në bankinë: Pinsoglio, Perin, De Sciglio, Chiellini, Dybala, Douglas Costa, Barzagli, Kean, Emre Can, Rugani, Bernardeschi.
Genoa (3-5-2): Radu, Biraschi, Gunter, Criscito, Pereira, Romulo, Sandro, Hiljemark, Lazovic, Kouame, Piatek
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...