Interi dhe Lazio kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e enjte).
Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Giuseppe Meazza në kuadër të çerekfinales në Kupë të Italisë, shkruan portali arbresh.info.
“Nerazzurrët” shpresojnë të vazhdojnë me rekordin e tyre të fortë kundër Lazios edhe në këtë përballje.
Skuadra e Luciano Spallettit ka fituar tri dhe nuk ka humbur asnjë nga katër ndeshjet kundër kundërshtarit të sotëm, ndërkohë që kanë siguruar fitore bindëse me rezultat 3 me 0 në stadiumin Olimpico në takimin e fundit mes tyre tetorin e kaluar.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 21:00./arbresh.info/
INTER (4-3-3): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Miranda, Asamoah; Gagliardini, Brozovic, Borja Valero; Politano, Icardi, Joao Mario.
LAZIO (3-5-2): Strakosha; Wallace, Acerbi, Radu; Marusic, Milinkovic-Savic, Leiva, Berisha, Durmisi; Caicedo, Immobile.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...