Eibari dhe Barcelona kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat spanjolle kanë bërë të ditur njëmbëdhetshen startuese për takimin në stadiumin “Municipal de Ipurua” në kuadër të xhiros së nëntë në La Liga, transmeton portali arbresh.info.

Nikoqirët synojnë të vazhdojnë progresin në kampionatin spanjoll si të pamposhtur në katër ndeshjet e fundit (dy fitore, dy barazime), por sot janë përball një testi mjaftë të vështirë për shkak se luajnë ndaj kampionit në fuqi të Spanjës.
Barcelona nis këtë ndeshje në udhëtim pas katër fitoreve dhe një humbje në pesë ndeshjet e fundit dhe kërkon vetëm tri pikë për të marrë kreun e tabelës.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 13:00./arbresh.info/


ASK: Rreth 1 mijë veteranë të luftës më shumë në skemë gjatë...
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe ish i burgosuri politi...
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...