Deportivo Alaves dhe Atletico Madridi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat spanjolle kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin mes tyre në stadiumin Estadio Mendizorrotza në kuadër të xhiros së njëmbëdhjetë në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët synojnë për të siguruar fitoren e tretë radhazi në shtëpi për herë të parë brenda një viti ndërkohë që kanë mbajtur portën e pastër vetëm një nga pesë ndeshjet e tyre si nikoqir.
Nga ana tjetër, skuadra e Diego Simeones është e pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit por që ka ba tri barazime dhe dy fitore brenda tyre.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 19:00./arbresh.info/


Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...