Chelsea dhe Barcelona kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e parë në kuadër të xhiros së 1/16-së në UEFA Ligë të Kampionëve.
Takimi i parë në perëndim të Londrës ndërmjet dy gjigantëve do të jetë sigurisht një ndeshje klasike dhe mjaftë e rëndësishme mbrëmjen e sotme (e martë) në Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
“Blaugranët” janë përballur për herë të fundit me “Blutë” në vitin 2012 duke u mposhtur në gjysmëfinale dhe skuadra e Ernesto Valverdes synon t’i shmanget një tjetër befasie nga kampioni i Premierë Ligës.
Edhe pse Barcelona është favorite për këtë ndeshje, forma e tyre në ndeshjet si mysafirë të zhvilluara në Ligë të Kampionëve nuk ka qenë bindëse pasi barazuar pa gola 0 me 0 ndaj Juves dhe Olympiakso, ndërsa janë mposhtur 1 me 0 ndaj Sportingut.
Takimi ndërmjet dy klubeve zhvillohet në Stamfrod Bridge duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Chelsea: Courtois; Azpilicueta, Christensen, Rüdiger; Moses, Kanté, Fàbregas, Alonso; Willian, Hazard, Pedro.
Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Piqué, Umtiti, Alba; Rakitic, Busquets, Paulinho, Iniesta; Messi, Suárez.
KQZ pranon listën nga 23 subjekte politike me 917 kandidatë
Zgjedhjet e 7 qershorit/PDK prezanton listën e plotë
Garon me numrin 10, Shqipe Selimi: E kam pritur që në këto z...
Zhvillime të reja në rastin “Laboratori ‘25”, ndalohet një p...
Zyrtari i Pentagonit: Kostoja e luftës me Iranin arrin në 29...
Protokolli për migrantët, Rama-gazetarit italian: Citimi i s...