Brest dhe Paris Saint Germaini kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat franceze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Francis Le Ble në kuadër të xhiros së 13-të në Liga 1, shkruan portali arbresh.info.

Pas tri fitoreve radhazi, Brest u mposhtë në xhiron e fundit por ata do të përballen me kampioni në fuqi të Francës që padyshim se mund të cilësohet si njëra prej sfidave më të vështira për skuadrën nikoqire.
Nga ana tjetër, skuadra e Thomas Tuchel u mposhtë në formë befasuese në xhiron e fundit nga Dijoni dhe synon të rikthehet për të përforcuar kreun e tabelës teksa qëndron me shtatë pikë të pastra larg Angers.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 17:00./arbresh.info/
SB29: Larsonneur – Falconer, Castelletto, Bath, Perraud – Belkebla, Diallo – Court, Autret (c), Cardona – Charbonnier.
PSG: Navas, Dagba, Silva, Diallo, Kurzawa, Draxler, Marquinhos, Gueye, Di Maria, Cavani, Sarabia
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës