Borussia Dortmundi dhe Hoffenheimi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 17-të në Bundesliga.
Pas fitores në mesjavë kundër Mainzit, trajneri i ri Peter Stoger synon të vazhdojë në të njëjtën mënyrë edhe në ndeshjen si nikoqir sot (e shtunë) ndaj Hoffenheimit, shkruan portali arbresh.info.
Pavarësisht formës së dobët gjatë muajve të fundit, Dortmundi nuk është larg top klubeve në tabelë dhe i mjaftojnë tri pikë për të kaluar në pozitën e tretë.
Mysafirët janë vetëm një pikë para Dortmundit pas fitoreve të famshme ndaj Bayern Munichut dhe RB Leipzigut që ishin momentet e tyre më të mira, por disfatat dëshpëruese ndaj klubeve si Hannover kanë ndalur progresin e tyre.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Sigal Iduna Park duke filluar nga ora 18:30./arbresh.info/
https://twitter.com/BVB/status/942069084342161408
?1⃣1⃣ #STARTELF
Von Julian #Nagelsmann zuerst an euch: Mit dieser Elf startet die #TSG ins letzte Spiel des Jahres gegen den @BVB. Auf geht's, Hoffe! ?#EinTeamEinWegEinmalig pic.twitter.com/XDWUHOQmmr
— TSG Hoffenheim (@tsghoffenheim) December 16, 2017
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...