Camp Nou është vendi nikoqir i ndeshjes së parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve mes dy gjigantëve të mëdhenj evropianë, Barcelona dhe Liverpool.
Barcelona është në kërkim të finales së parë në Ligën e Kampionëve që prej vitit 2015, derisa Liverpooli e synon finalen e dytë radhazi në këtë garë, raporton gazeta express.
Skuadra e Ernesto Valverdes tashmë e ka siguruar titullin në La Liga dhe është në finale të Kupës së Mbretit, prandaj synon që në ndeshjen e parë gjysmëfinale ta shfrytëzojë terrenin vendas për ta mbajtur gjallë shpresën për tripletë këtë sezon.
Ndërkohë, skuadra e Jurgen Klopp është në një betejë të ashpër me Manchester City për titull në Premierligë, por sonte në orën 21:00 përqendrimin e plotë do ta ketë vetëm në gjysmëfinalen e Championsit.
Rrugës për në gjysmëfinale, Barça i eliminoi Lyonin dhe Manchester Unitedin, ndërsa Liverpooli Bayern Munichun dhe Porton.
Kosovari përfaqësues i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, do të jetë në stol në këtë takim, që nis në orën 21:00.

Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...