Barcelona do të përballet me një test të vështirë në udhëtim te Athletico, e cila aktualisht qëndron në pozitën e 11-të me 11 pikë.
Skuadra e Ernesto Valverdes ka qenë dominuese në javët e para të sezonit duke siguruar kreun e La Ligas me katër pikë të pastra të tabelë pas nëntë ndeshjeve, tetë fitore dhe një barzim, shkruan portali arbresh.info.
Munian (lëndim në gju) dhe Undabarrena (lëndim në gju) janë mungesat e vetme për nikoqirët, ndërsa gjiganti katalunas ka probleme të mëdha.
Ousmane Dembele (lëndim në muskuj), Andres Iniesta (lëndim në kofshë), Rafinha (lëndim në gju), Arda Turan (lëndim në kyçin e këmbës) dhe Aleix Vidal (lëndim në kyçin e këmbës) nuk janë në dispozicion për trajnerin e ri.
Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së dhjetë në kuadër të La Ligas.
Takimi zhvillohet në stadiumin San Mames duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Athletic Bilbao: Kepa, Bóveda, Laporte, Nuñez, Lekue, San José, Iturraspe, Williams, Cordoba, Raúl García, Aduriz.
Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Pique, Umtiti, Alba; Busquets, Rakitic, Paulinho; Messi, Suarez, Andre Gomes.
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...