
C
AS Roma dhe Real Madridi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e martë).
Dy gjigantët evropian kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Olimpico në kuadër të xhiros së pestë në faza grupore të UEFA Ligës së Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Derisa dy skuadrat kanë mundësi për të vazhduar tutje, AS Roma do të përpiqet për të regjistruar fitoren e katërt radhazi për herë të parë në Ligë të Kampionëve, por ata do të testohen nga Real Madridi, i cili ka mbajtur portën e pastër që tri ndeshje radhazi ndaj skuadrave italiane.
Nikoqirët kanë fituar katër nga pesë ndeshjet e tyre të fundit në Ligë të Kampionëve, por disfata e tyre 3 me 0 në Madrid në takimin e parë mes tyre ishte e para që nga nëntori i viti 2017 që ata kanë dështuar për të shënuar ndonjë gol në një ndeshje në Ligë të Kampionëve. Sidoqoftë, Roma ka humbur vetëm dy herë në dhjetë ndeshjet e tyre kompetitive.
Real Madridi nga ana tjetër ka fituar katër ndeshje nga pesë në Ligë të Kampionëve, por ata mund të jenë jo konsistentë. Në dhjetë ndeshjet e tyre të fundit kompetitive ata kanë regjistruar pesë fitore dhe pesë humbje.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 21:00./arbresh.info/
https://twitter.com/OfficialASRoma/status/1067489686644494336
https://twitter.com/realmadriden/status/1067490229269991427
Osmani në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bash...
SHKK mohon raportimet: Personi që telefonoi në emision nuk i...
Katër persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Fier, mes...
Endrit Thaçi e Sami Lushtaku i shkojnë në vizitë për festën ...
Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri
Zhvilluan sezon perfekt tek Hoffenheimi, treshes së Kosovës ...