Andorra dhe Shqipëria kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre këtë mbrëmje (e hënë).
Të dy kombëtaret kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në kuadër të xhiros së dytë në eliminatoret për Kampionatin Botëror 2020, shkruan portali arbresh.info.
Pas disfatës tronditëse të pësuar në “Loro Boriçi” qysh në takimin e parë kundër Turqisë, kombëtarja shqiptare synon të rikthehet për të siguruar tri pikë të plota sonte.
Me shkarkimin e trajnerit Christian Panucci, kuqezinjtë shpresojnë në një fillim të ri dhe me rezultate pozitiv.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin Estadi Nacional duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

“Duhet të shkojmë në Ferizaj”, Kurti i shmanget përgjigjes p...
Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 mili...
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë