Diego Forlan beson se Juventusi është skuadra më e fortë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, derisa edhe Interi mund të luajë mirë.
Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Atletico Madridit dhe Interit, ka qenë i pranishëm në tërheqjen e shortit për fazën grupore në Monako dhe i ka dhënë opinionet e tij për skuadrat pjesëmarrëse.
“Mendoj se të gjitha skuadrat janë të lumtura që ndodhen këtu… Juventusi është skuadra më e fortë në garë”.
“(Bianconerët) ishin të fortë edhe më parë, prandaj imagjinoni fuqinë e tyre pas transferimit të Cristiano Ronaldos”.
“Sezoni i Interit nuk ka nisur mirë, por është një skuadër e re që ka edhe lojtarë me përvojë. Kjo është një garë ndryshe nga të gjitha të tjerat”.
“Interi është kthyer në Ligën e Kampionëve pas shumë vitesh dhe është gjë e mirë për tifozët dhe lojtarët. Ata mund të luajnë mirë”, ka thënë Forlan për Sky Sport Italia.
Juventusi bën gara në Grupin H së bashku me Manchester Unitedin, Valencian dhe Young Boys, ndërsa Interi është pjesë e Grupit B me Barcelona, Tottenham Hotspur dhe PSV Eindhoven. /Telegrafi/
Nga 2024 deri sot, katër incidente të armatosura, Trump vazh...
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...
Sulmi i armatosur, Trump publikon pamjet e kamerave të sigur...