Foden tregon se u inspirua nga Gascoigne për stilin e flokëve për “Euro 2020”

16:30 | 8 Qershor 2021

Phil Foden është bërë temë e diskutimeve nga mediat angleze.

Mesfushori i talentuar kishte ngjyrosur flokët me ngjyrë të bardhë, gjë që kishte befasuar të gjithë.

Sot ai duke folur në një konferencë për shtyp ka shpjeguar vendimin e tij, shkruan lajmi.net.

“Kam pasur të njëjtin stil flokësh që shumë vite, kështu që mendova të provoj diçka të re”, tha ai.

“U zgjova këtë mëngjes dhe pashë krahasimet me Paul Gascoigne dhe Eminemin, ishte një gjë personale dhe njerëzit filluan të krahasonin”, tha ai.

“Më kujtohet Gascogne kur e shihja në TV, e di çfarë do të thotë për këtë vend triumfi në Kampionatin Evropian”, tha Foden.

“Nuk do të ishte keq të provoja pak lojën e tij në fushë. Nuk më pengojnë krahasimet me të, ai ishte një lojtar i madh”, përfundoi Phil Foden.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara