Manchester City ka arritur të shënoj fitore ndaj Aston Villas me rezultat 4-1 në kuadër të xhiros së 31-të në Premier League.
Phil Foden ishte njeriu vendimtar i cili shënoi hattrick, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht ishte Rodri i cili hapi serinë e golave në minutën e 11-të.
Reagimi i mysafirëve nuk mungoi derisa nëntë minuta më vonë barazuan përmes Duran.
Më pas ishte koha për anglezin Phil Foden.
Anglezi riktheu epërsinë në minutën e parë shtesë kur realizoi për 2-1.
I njëjti lojtar në minutën e 62-të shënoi për 3-1.
Kurse pesë minuta më vonë kompletoi hattrickun dhe e dërgoi epërsinë në 4-1.
Me këtë fitore City kalon në kuotën e 67 pikëve sa ka edhe Liverpooli por një ndeshje më pak.
Lideri aktual është Arsenali me 68 pikë./Arbresh.info/
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend