Kosova ka shënuar fitoren e dytë radhazi në kuadër të Nations League duke mposhtur Lituaninë, me rezultat 1-2.
Dy golat për Kosovën i shënuan Zhegrova dhe Krasniqi, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes, selektori, Franco Foda, tha se futbollistët e tij e merituan këtë fitore.
“Mendoj që kemi luajtur shumë mirë, kur kundërshtari shënoi për 2-1 gjërat u bënë më të komplikuara për ne, por me gjithë atë skuadra ka treguar një mentalitet shumë të mirë dhe me meritë kemi arritur një fitore e rëndësishme me shumë meritë që tregon për mentalitetin që e ka pasur ekipi”, tha Foda.
Tutje ai foli edhe për gjasat e Kosovës për të dal e para në grup.
“Edhe ne konferencën e kaluar për media e kam thënë se do të fokusohemi të marrim tre pikë nga ndeshje në ndeshje. Fokusi është tani tek ndeshje me Qipron në të cilën i kërkojnë tre pikë, po ashtu duhet të shohim se si po rrjedhin ndeshjet e Rumanisë, por për ne rëndësi është të marrim tri pikë ndeshje pas ndeshje, për të parë më pas bilancin përfundimtar”, shtoi trajneri gjerman.
Kosova ndeshjen e radhës e luan ndaj Qipros të martën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Mes vështirësive në fundin e ndeshjes, Kosova shënon fitore ndaj Lituanisë
Osmani arrin në Washington për takimin inaugurues të Bordit ...
“Liria ka emër”, Rama reagon me mesazh pas fjalëve përfundim...
Abdixhiku uron besimtarët myslimanë për nisjen e Ramazanit
Trepça fiton Kupën e Kosovës për vitin e pestë me radhë
Merz: Gjermania do kërkojë partneritete strategjike me Kinën...
Sot fillon Ramazani me namazin e teravisë, nesër Syfyri i pa...