Kosova e ka mposhtur Armeninë në ndeshjen e parë të Franco Fodës si trajner i Dardanëve, falë golit të Milot Rashicës të shënuar në minutën e 25-të.
Pas ndeshjes, trajneri gjerman e komentoi ndeshjen duke thënë se pavarësisht që Kosova krijoi shumë raste, kombëtarja duhet të përmirësohet në ndërtimin e lojës.
“Kundërshtari kishte shumë raste në kundërsulme. Në të gjitha repartet duhet të përmirësohemi”, tha Foda, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se problemi i vetëm ishte në mesfushë dhe në konkretizimin e rasteve, pasi tha se “kishim shumë raste dhe nuk shënuam”.
Kosova më 26 mars e ka ndeshjen e radhës miqësore kundër Hungarisë që do të zhvillohet në Budapest.
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër