Selektori i ri i Kosovës, Franco Foda ka dhënë arsyet e tij se përse nuk janë ftuar disa lojtarë të Kosovës, që aktualisht janë duke pasur një formë mjaft të mirë me skuadrat e tyre.
Përzgjedhësi gjerman i Dardanëve ka zbuluar se kanë pasur një grup të lojtarëve prej 40 deri në 50 sosh, derisa ka treguar edhe arsyen pse ka zgjedhur këta të fundit.
“Ne kemi udhëtuar shumë. Në Bukuresht ishte ndihmësi im. Kemi pasur një grup prej 40-50 lojtarë.Por ne jemi përcaktuar për lojtarët që na kanë magjepsur më shumë. Gjithsesi secili prej këtyre lojtarëve duhet të tregojë më të mirën”, tha Foda.
Kombëtarja e Kosovës sot janë grumbulluar në kampin e tyre ku para nisjes së tyre për në Yerevan të Armenisë, selektori i Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur një konferencë për media, para fillimit të seancës stërvitore që do të mbahet në ora 16:00 në kampin Nacional në Hajvali.
Ndeshja miqësore mes Dardanëve dhe Kombëtares se Armenisë, do të zhvillohet ne stadiumin “Vazgen Sargsyan Republican Stadium” më 22 mars.
Pas kësaj ndeshje Dardanët do të zhvendosen në Budapest, për testin e dyte të këtij muaji kundër Hungarisë ku ndeshja do te zhvillohet në stadiumin “Puskás Aréna” në Budapest, shkruan Arbresh.Info.
/Arbresh.info/
Moti sot në Shqipëri, ulje temperaturash dhe reshje bore në ...
Izraeli do të ndalojë hyrjen e 37 grupeve humanitare në Gaza
Afër 69 % e kutive të votimit të numëruara – Këto janë rezul...
Kurti e Rizvanolli vizitojnë sot Postën, Telekomin dhe KEK-u...
Mot me borë në ditën e fundit të vitit 2025
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania