Kosova ka arritur të marrë Leon Avdullahun, me mesfushorin e talentuar që pranoi të përfaqësojë Dardanët para Zvicrës.
E pikërisht në sfidën ndaj Zvicrës në Basel pritet debutimi i mesfushorit dardan me fanellën e Kosovës.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka thënë se janë të lumtur që kanë Avdullahun te Kosova, derisa foli fjalë të mëdha për të
“Për Leon Avdullahun jemi të gëzuar dhe shumë të kënaqur që ka vendosur për Kosovën. Ai ka kaluar te Hoffenheimi. Është integruar shumë shpejt dhe po tregohet i suksesshëm në Bundesligë”.
Foda tutje tha se Avdullahu është një futbollist me personalitet të mirë.
“Kemi biseduar shumë në muajt e fundit. E kam parë që ka personalitet shumë të mirë. Është lojtar specifik, sidomos në mesfushë. Mund të luajë kudo që vendoset. Jemi të gëzuar që e kemi tani në ekip”, tha Foda. /Telegrafi/
Maqedonci dhe Hargreaves bisedojnë për forcimin e bashkëpuni...
Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?
OESH shpreh shqetësim për kërkesën e Prokurorisë ndaj ish-kr...
Një efektiv i lënduar gjatë protestës në Shqipëri
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...