Futbollisti skuadrës polake, Motor Lublin, Florian Haxha ka qenë i ftuar në listën e selektorit Franco Foda, për dy ndeshjet e tetorit që Kosova i zhvillon ndaj Sllovenisë dhe Suedisë, në kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës.
Mirëpo për arsye shëndetësore ai e humb këtë grumbullim, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Mesfushori i djathtë i skuadrës polake, Motor Lublin, Florian Haxha nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji kundër Sllovenisë dhe Suedisë për shkak të gjendjes shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Ende nuk dihet nëse dikush nga lista rezervë do ta zëvendësojë Haxhan, duke ditur se edhe Lindon Emërllahu është i suspenduar për ndeshjen e parë me Slloveninë.
Kujtojmë se ‘Dardanët’ nisën dje stërvitjen për sfidën e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Stërvitja e radhës mbahet sot me fillim nga ora 16:30, ku pritet të kompletohet skuadra./Arbresh.info
Pacolli thirrje deputetëve të jenë të përgjegjshëm në zgjedh...
Kërkohet paraburgim për “Mossin” dhe dy të arrestuarit tjerë...
Dimal Basha: Po shqyrtojmë gjendjen e infrastrukturës rrugor...
Si raportoi gazeta “Washington Post” për sulmin në Prekaz 28...
Gjyqi i dytë ndaj Thaçit: Prokuroria duhet të mbyll rastin e...
Adixhiku: Kurti bënte plane për fajësim të opozitës derisa i...