Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka pretenduar se klubi i tij është përpjekur për të nënshkruar me sulmuesin Robert Lewandowski “për disa vite” por nuk ishte në gjendje për të bindur Bayern Munichun për shitjen e tij.
Lewandowski ka shënuar 198 herë brenda 247 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet te Bayerni, përfshirë shtatë golat e shënuara në fillim të këtij sezoni 2019/20, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Polonisë ka shënuar të paktën nga 40 gola në çdo sezon te kampioni i Bundesligas.
Perez ka pranuar se Madridi ka tentuar nënshkrimin me sulmuesin para se eventualisht të pranoj disfatën për shkak të mos gatishmërisë së Bayernit për ta shitur.
“Ka lojtar që nuk shiten. Ne kërkuam Lewandowskin për disa vite dhe asgjë nuk ndodhi sepse ai nuk ka klauzolë dhe Bayern Munichu nuk dëshiron ta shes. Nuk ka asnjë mënyrë”, citohet të ketë thënë Perez për Marca.
31-vjeçari, i cili është përfolur gjatë viteve të fundit për kalim në Premierë Ligë, ka nënshkruar kontratë katër vjeçare në Allianz Arena muajin e kaluar./arbresh.info/
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Nigeri që vrau 29 pers...
Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pr...
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...