Ceremonia e ‘Topit të Artë për vitin 2025 ka përfunduar dhe trofeu i çmuar shkoi për Ousmane Dembelen.
Lamine Yamal u rendit i dyti, diçka që u komentua nga trajneri i Barcelonës, Hansi Flick.
Në konferencën për media para ndeshjes me Oviedon, Flick tha se kishte biseduar me Yamal dhe se 18-vjeçari është i motivuar për të fituar çmimin vitin e ardhshëm.
“Edhe Dembele e meritonte. Ai e pranon dhe është i motivuar. Jam i kënaqur që shumë lojtarë të skuadrës sonë ishin në garë, kjo tregon punën që bëmë sezonin e kaluar”, u shpreh Flick.
Trajneri gjerman theksoi gjithashtu rëndësinë e besimit te skuadra dhe vlerësoi mënyrën se si Barcelona po shihet nga bota e futbollit.
Megjithatë, Yamal nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Oviedos për shkak të një lëndimi të pësuar me kombëtaren. Flick konfirmoi se edhe Pedri, si dhe disa lojtarë të tjerë, do të mungojnë.
“Përqendrohem te ata që kam, jo te ata që mungojnë. Çdo njëmbëdhjetëshe që hedhim në fushë mund të fitojë”, përfundoi trajneri./rtk
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...
Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin