Barcelona luan nesër ndeshjen e radhës ndaj Frankfurtit në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Hansi Flick ka hyrë në formë të mirë ndeshjet e fundit ku ka tre fitore në po aq ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Madje ka marrë kreun e La Ligas, nga Real Madridi dhe dallimi është katër pikë në favor të katalanasve tani.
Flick gjatë ditës së sotme u pyet edhe në lidhje me madrilenët, ani pse ishte konferenca e Ligës së Kampionëve.
“Dallimi mes Barça-s dhe Real Madridit? Ne gjithmonë përqendrohemi tek vetja jonë”, u shpreh trajneri.
“Nuk e shikojmë kundërshtarin dhe nuk duam të flasim për ta. Jemi të fokusuar dhe e dimë që rruga drejt suksesit është e gjatë.”
Barcelona është duke kaluar në formë jetësorë tri ndeshjet e fundit dhe këtë kërkon ta bëjë edhe nesër ndaj gjermanëve, ku fitorja është obligim – pasi nuk në Ligën e Kampionëve, skuadra e Flickut pati krizë rezultatesh.
Pas pesë ndeshjeve ata gjenden në pozitën e 18-të me shtatë pikë./Arbresh.info
Sulmi i Iranit ndaj Turqisë-Rama: Shqipëria e dënon me forcë...
Liverpool merr një ‘goditje’ para ndeshjes me Ga...
Kushtetuesja vendos masë të përkohshme ndaj dekretit të Osma...
Tre persona dënohen me burgim efektiv për vjedhje të rëndë
Tebas kundërshton Xavin për rikthimin e Messit te Barcelona:...
Baton Zabërgja i jashtëzakonshëm, realizon gol në ndeshjen e...