Barcelona nesër luan ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në udhëtim tek Newcastle.
Para ndeshjes së nesërme në konferencë për media ka dal trajneri Hansi Flick, i cili pret një përballje të vështirë, shkruan Arbresh.info.
“Nuk kam qenë kurrë në këtë stadium, por e di që është një nga më të mirët e Premier League,” tha Flick.
“Pres një ekip intensiv. Është një ekip që është ndërtuar me kalimin e viteve, dhe Eddie Hoëe dhe stafi i tij kanë bërë një punë fantastike”.
“Ne jemi një ekip i ri, por me përvojë. Lojtarët spanjollë e dinë se çfarë do të thotë të luash nën presion.
“Sezonin e kaluar ishim shumë pikë prapa dhe e përmbysëm situatën. Kishim besim, por është e rëndësishme të fillojmë mirë që nga fillimi.”
“Ajo që pamë kundër Valencias ishte shumë pozitive. Po luajmë mirë në të gjitha aspektet. Me këtë besim, është e rëndësishme të luajmë nesër. Duhet ta mbajmë topin dhe të shfrytëzojmë sa më shumë hapësirat. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Ata janë shumë të fortë”, deklaroi Hansi Flick.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave nis me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok
Ylli i Bournemouth në “radarin” e Manchester Uni...
BE-ja diskuton për mbështetjen e Kinës për Rusinë, përfshirë...
Peleshi pret ambasadorët e Vendeve të Ulëta dhe Suedisë