Thiago Alcantara vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te Liverpool.
Ylli i Bayern Munich, Thiago, është lojtari me vëmendjen më të madhe ditëve të fundit, me emrin e tij që lidhet me skuadrën nga ‘Anfield’.
Lidhur me mesfushorin spanjoll është pyetur edhe trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, i cili ka përsëritur qëndrimet dhe simpatinë për lojtarin.
“Shpresoj që ai të mos shkojë”, ka thënë Flick, transmeton lajmi.net.
“Operimi i tij nuk ishte shumë kohë më parë, por ai mund të jetë gati për nesër”, ka shtuar Flick, para lojës së Bayern kundër Leverkusen.
Bayern Munich do të ketë përballjen me Bayer Leverkusen, në kuadër të DFB Kupës, gjatë këtij vikendi.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...