Hansi Flick do ta rinovojë kontratën me Barcelonën pas një sezoni të tij të parë të shkëlqyer me klubin blaugran.
Raportohet se e mërkura do të jetë dita se kur ai pritet ta rinovojë kontratën me katalanasit, shkruan Arbresh.info.
Ai do të nënshkruaj një kontratë të re me Barçën, e cila do ta mbaj të lidhur me klubin deri në vitin 2027.
?✍️ Wednesday is Hansi Flick day at FC Barcelona!
That’s when he will sign his new contract with Barcelona — running until 2027!
Flick insisted on this duration — he didn’t want to extend for any longer at this stage.
Three titles in his first year. Great job. Well deserved.… pic.twitter.com/3xnevU4VQr
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) May 19, 2025
Ani pse kontrata e tij nga drejtuesit ishte për më shumë vite, Flick ka këmbëngulur të jetë vetëm deri në 2027, pasi ai nuk ka dashur për më shumë.
Në sezonin e tij të parë me Barcelonën, ai fitoi La Ligan, Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës, teksa arriti edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku u eliminua nga Interi pas vazhdimeve.
Vlen të theksohet se Flick fitoi edhe katër “El Clasico” ndaj Real Madridit, brenda këtij sezoni, madje dy finale.
Kujtojmë se ditën e djeshme Barcelona festoi titullin e 28-të në La Liga në histori të klubit./Arbresh.info
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura