Barcelona dhe Hansi Flick tashmë është në finalen e Kupës së Mbretit të Spanjës pasi mposhtën Atletico Madridin me një fitore të ngushtë (0-1) në Metropolitano.
Pas barazimit dramatik 4-4 në ndeshjen e parë dhe fitores 2-4 në ligë, Blaugranët kanë gjetur qëndrueshmërinë e mbrojtjes së nevojshme për të siguruar një vend në finalen e Kupës së Mbretit, ku më 26 prill do të përballen me Real Madridin.
“Nuk është e lehtë të fitosh dy herë këtu, por ne ia dolëm falë mentalitetit të djemve. Në pjesën e dytë ata treguan personalitet dhe dinin të mbronin epërsinë, pavarësisht moshës së tyre të re. Katër mbrojtësit tonë bënë një punë të madhe, por ishte një përpjekje e mirë ekipore”, ka thënë Flick, duke vlerësuar shpirtin e sakrificës së lojtarëve të tij./rtk
Vranësira dhe temperatura deri në 21°C, parashikimi i motit ...
Seancë për sulmin në Banjskë, sot jepen fjalët përfundimtare...
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat