Barcelona nesër luan sfidën e kthimit në “Giuseppe Meazza” ndaj Interit, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Rezultati nga ndeshja e parë është 3-3 dhe gjithçka është e hapur për nesër, shkruan Arbresh.info.
Gjatë ditës së sotme në konferencë për media ka dal trajneri i Barcelonës, Hansi Flick.
Ai u pyet lidhur me ndeshjen e parë, ku Interi shfrytëzoi mirë mundësitë e krijuara nga goditjet standarde.
“Unë dhe stafi im analizuam gjithçka. Nga jashtë mund të thuash se ata luajtën mirë, por ne e dimë për shembull se nuk kemi disa lojtarë kyç. Në goditjet standarde duhet të mbrohemi më mirë, pajtohem me këtë”, u përgjigj gjermani.
Më tej ai foli edhe për mundësinë që Lewa të luaj nga fillimi.
“Folëm për këtë dje, gjithçka po shkon mirë dhe ai është më mirë nga sa prisnim. Ai është gati për stolin, nëse kemi nevojë për të, ai do të hyjë në fushë”, shtoi Flick.
Flick më tej u pyet se nëse ekipi i tij është mjaftueshëm me përvojë për këtë sfidë kaq të rëndësishme.
“Epo ne kemi fituar tashmë dy tituj. Çdo lojtar përmirësohet me çdo ndeshje që luan. Jemi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe duhet ta shijojmë, duhet të argëtohemi duke luajtur bashkë. Dhe mendoj se lojtarët po e bëjnë këtë, po argëtohen duke luajtur së bashku dhe nuk dorëzohen kurrë. Duhet të argëtohen dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve”, shtoi tutje ai.
Flick tregoi se cfarë pret nga Interi në këtë ndeshje duke e krahasuar me ndeshjen e parë.
“Mendoj se ata do të përshtaten, ashtu siç do ta bëjmë edhe ne. Do të përpiqemi të bëjmë ndryshime për mirë, por në fund të fundit gjithçka varet nga mënyra se si e menaxhojmë mbajtjen e topit dhe fazën mbrojtëse”, u shpreh Flick.
Inter nuk ka çfarë humb dhe fokusi kryesor i tyre tashmë është finalja e Ligës së Kampionëve, pasi u eliminuan nga Kupa e Italisë si dhe janë tre pikë mbrapa në garën për ta fituar Serie A.
Kujtojmë se Barcelona nesër do të jetë pa dy mbrojtësit e krahut, Balde dhe Kounde dhe kjo është një përparësi për Interit.
“Nuk mund t’i ndryshojmë dëmtimet. Nuk jam i lumtur për këtë, por nuk mund t’i bëj asgjë. Kemi lojtarë që mund të luajnë në vend të të dëmtuarve. Balde dhe Kunde janë lojtarë kyç për ne, por kemi alternativa që mund t’i zëvendësojnë ata”, potencoi gjermani.
Ndeshja e nesërme mes këtyre dy skuadrave fillon nga ora 21:00./Arbresh.info
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...