Barcelona sot triumfoi ndaj Real Sociedadit me rezultat 2-1 dhe me këtë triumf u ngrit në pozitën e parë me 19 pikë, një më shumë se Reali.
Në këtë sfidë nga lëndimi u rikthye edhe super talenti, Lamine Yamal, i cili asistoi te goli i dytë me të hyrë në lojë, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes trajneri, Hansi Flick foli për yllin spanjoll ku iu gëzua rikthimit të tij. Si dhe lavdëroi lojtarët përkundër pushimit të pakët.
“Është e mrekullueshme ta kemi sërish. Të gjithë kanë mundur të shohin sa i mirë është Lamine. E gjithë skuadra ka bërë një punë të shkëlqyer. Që nga ndeshja e fundit kemi pasur 68 orë pushim dhe është e pabesueshme që të gjithë lojtarët po japin versionin e tyre më të mirë”, tha ndër të tjera Hansi Flick.
Barcelona ndeshjen e ardhshme e luan në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve ndaj Parisit ditën e mërkurë./Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...