Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka dhënë përditësime mbi situatën e Lamine Yamal dhe Raphinha-s pasi ata humbën ndeshjen Barbastro .
Duke folur pas fitores 4-0 në Copa del Rey, Flick ka thënë se Lamine Yamal do të jetë i gatshëm të luaj në Superkupën e Spanjës.
Barcelona do të përballet me Athletic Bilbao më 8 janar në gjysmëfinale të Superkupës.
“Mendoj se Lamine Yamal do të jetë gati për të luajtur në Superkupën e Spanjës”.
“Raphinha ka pasur disa probleme. Ai stërviti së fundmi me ne, por ne vendosëm që të mos e merrnim në ndeshje”, tha Flick.
Yamal po bën përparim pozitiv në rikuperimin e tij nga lëndimi dhe tani duket se ai do të jetë gati të kthehet më herët se sa pritej dhe të luajë në Superkupë.
Raphinha gjithashtu duhet të jetë në gjendje të paraqitet në turne pasi i është dhënë pak pushim shtesë duke anashkaluar përplasjen e Copa Del Rey. /Telegrafi/
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shteta...
Romero në listën e dëshirave të Realit për merkaton e verës
Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Prizren
Lirohet nga akuza arsimtari që akuzohej se hodhi flamurin dh...
Gjiganti i Premier Leagues futet në garë për Sandro Tonalin
Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave p...