Sulmuesi Antoine Griezmann, kishte vendosur të largohet, mirëpo trajneri Ronald Koeman e ka bindur lojtarin të ndryshojë mendje, kështu ka thënë ish agjenti Eric Olhats.
Koeman thuhet se ka pasur një takim me disa lojtarë të cilët iu ka kërkuar të kërkojnë klub të ri, duke përfshirë Luis Suarez, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, Griezmann është pjesë e planeve të Komean-it dhe kjo e ka bindur që të mbetet.

Olhats ka zbuluar se pas humbjes turpëruese ndaj Bayern-it, francezi dëshironte të largohej.
“Pas katastrofës ndaj Bayern, Antoine donte vetëm një gjë, largimin”.
“Ai u ndje se nuk është më pjesë e planeve dhe ajo gjë nuk mund të vazhdonte në atë mënyrë”.
“Ai vërtet e konsideronte largimin. Pastaj gjërat ndryshuan dhe një bisedë me Koeman bëri të rikthim, që është pjesë e skuadrës dhe konsiderohet si lojtar i rëndësishëm për të ardhmen”, deklaroi ai.
Griezmann kaloi te Barcelona nga Atletico verën e kaluar, mirëpo nën urdhrat e Setien nuk ishte gjithmonë titullar./arbresh.info
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...