Granit Xhaka ka vazhduar me formën e mirë me Arsenalin, duke shënuar në fitore e sotme ndaj Tottenham.
Topçinjtë fituan me rezultat 3-1, duke vazhduar të qëndrojnë lider në Ligën Premier, ndërsa Granit Xhaka ishte lojtari i ndeshjes, shkruan telegrafi.
“Nuk kishim shumë këtë javë për t’u përgatitur për shkak të pushimit ndërkombëtar, por e pamë dje në stërvitje se ishim gati. Që në sekondën e parë mendoj se ishim skuadra më e mirë. Pasi pranuam golin ne kishim vështirësi pak, por në pjesën e dytë ishim shumë më mirë dhe jam shumë i lumtur që shënova dhe ndihmova skuadrën të fitojë. Goli im i parë në derbi në Angli. Jam më se i lumtur që e ndihmoj ekipin. Ekipi është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Xhaka.
Arsenali është lider me 21 pikë, katër më shumëë se Man City që është i dyti.
‘I don’t know how, but congrats.” ?
Gabriel Jesus after handing fellow goalscorer Granit Xhaka Man Of The Match ? pic.twitter.com/mGTtPUOdQF
— Football on BT Sport (@btsportfootball) October 1, 2022
Kush do ta fitonte Big Brother-in mes Selin dhe Gjestit? ...
Fisnik Asllani: Brutalisht vështirë ndaj Sllovakisë, por kua...
“Irani rrezikon gjithë botën”, Netanyahu u bën t...
Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit
Aksident tragjik në Tiranë, vdes 28-vjeçari
Orav për sulmin në Banjskë: Përgjegjësit duhet të sillen par...