Flamurtari i Prishtinës e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme stinorin pranveror të këtij edicioni në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra nga kryeqyteti arriti që të largohet nga ‘zona e kuqe’ në pranverë duke dalur në vendin e tetë në tabelë me 28 pikë pas 22 javësh.
Megjithatë, shkaku i pandemisë COVID-19, tashmë edicioni aktual në Kosovë dhe në shumicën e shteteve tjera në botë është pezulluar.
Ditëve të fundit është përfolur shumë për mundësinë e anulimit të edicionit aktual, gjë të cilën e bëri Belgjika javë më parë, shkruan Zëri.info.
Një gjë e tillë padyshim se do t’i konventonte Flamurtarit të Prishtinës, e cila e siguron edhe një vit në elitën e futbollit kosovar.
Pavarësisht kësaj, i pari i Flamurtarit, Imer Ademi në një bisedë me Zëri.info, ka thënë se nuk e preferon një gjë të tillë.
Ai shpreson që edicioni aktual të rinisë dhe të mos anulohet, tani për tani.
“Në rast të mbylljes së edicionit, kjo do t’i konvenonte padyshim Flamurtarit që do ta siguronte mbijetesën”, ka thënë Ademi.
“Megjithatë, kjo ide nuk më pëlqen. Do të isha i lumtur në rast se do të vazhdonte kampionati”, shtoi ai.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...