Flamurtari ka shënuar fitore ndaj Tiranës me rezultat 81:71 (30:19, 20:15, 12:16, 19:21), në kuadër të javës së tretë në Ligën Unike e Femrave.
Vendaset e nisën ndeshjen më mirë, duke qenë më të mira në çerekun e parë dhe ishin në epërsi konstante, ndërsa këtë pjesë e fituan me rezultat 30:19. Skuadra vlonjate vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e rritur epërsinë edhe më shumë, ku më e larta ishte 42:24, ndërsa në pushim shkuan me shifrat 50:34.
Në periodën e tretë, mysafiret nga Tirana ishin paksa më të mira, duke tentuar përmbysjen e madhe dhe ngushtuan shifrat në 58:50, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 62:50. Në dhjetë minutat e fundit, u zhvillua lojë e barabartë, me skuadrën vlonjate që ruante epërsinë, kurse tiranaset nuk arritën të rikthejnë rezultatin dhe Flamurtari triumfoi me rezultat 81:71. Për Flamurtarin ishte fitorja e dytë, ndërsa ka edhe një humbje, kurse Tirana ka tri humbje në tri ndeshje.
Te Flamurtari u dalluam Samra Omerbasic me 23 pikë e 12 kërcime dhe Emma Obryan me 26 pikë, 11 kërcime dhe tetë asistime, kurse te Tirana u dalluan Enisa Qosja me 20 pikë e tetë kërcime dhe Mirela Lugaj me 20 pikë e dhjetë kërcime. /arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...