Xhiroja e 26-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll do të përmbyllet sot (e hënë) me ndeshjen që do të zhvillohet në kryeqytet ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës, transmeton arbresh.info.
Kjo sfidë konsiderohet edhe si derbi pasi që përballen dy ekipe me shumë rivalitet ndër vite.
Tre përballjet e këtij edicioni i ka fituar Prishtina, 2:0 për kampionat e 3:2 për Kupë në Flamurtar, ndërsa 3:1 në Drenas.
Derisa Prishtina në këtë edicion lufton për titullin e kampionit, Flamurtari e mëton mbetjen në rangun elitë edhe për edicionin e ardhshëm. Kjo ndeshje nis në ora 14:00. /arbresh.info/
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale