Feronikeli siguroi një rikthim tronditës brenda katër minutave në ndeshjen ndaj TNS-së.
Kampioni i Kosovës befasoi të gjithë të pranishmit në stadiumin “Park Hall” në Orwestry duke shënuar dy gola të njëpasnjëshme në ndeshjen si mysafirë në Uells, shkruan portali arbresh.info.
Por, në takimin e zhvilluar në kuadër të 1/8-ës së kualifikimeve për Ligë të Kampionëve kishte edhe provokime.
Edhe pse në numër të vogël, tifozët e pranishëm në stadium kanë vendosur një flamur të Serbisë në pjesën që ndan fushën me tribuna.
Sidoqoftë, takimi përfundoi pa ndonjë incident në fushë dhe skuadra jonë siguroi një rezultat mjaftë pozitiv para ndeshjes kthyese.
Takimi kthyes zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 16 korrik./arbresh.info/

Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin