Në një atmosferë solemne, është bërë ceremonia e ngritjes së flamurit të Kosovës në Fshatin Olimpik në PyeongChang, ku po qëndron ekipi olimpik i Kosovës për Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang2018.
Ekipi olimpik i Kosovës i prirë nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasnai u prit nga kryetari i Fshatit Olimpik, Yeo Hyeung – Koo, i uroi mirëseardhje Kosovës.
Ceremonia e ngritjes së flamurit në Fshatin Olimpik simbolizon ngritjen e flamurit të Kosovës gjatë kohës sa do të zgjasin Lojërat Olimpike Dimërore në PyeongChang.
Organizatori ndau dhurata për ekipin tonë olimpik, kurse presidenti Hasani i dhuroi Hyeong Koos “Vrapuesen e Prizrenit” dhe flamurin e Kosovës.
“Padyshim se është ndjenjë e veçantë sepse ku këtu në PyeongChang po ndodh historia e sportit të Kosovës, pasi për herë të parë po marrim pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore.
Si çdo qytetar tjetër po ndihem edhe unë mirë. Po marrim pjesë me Albin Tahirin, i cili ka fituar normën olimpike në pesë disiplina. Sot ishte ngritja e flamurit ku së bashku me kryetarin e Fshatit Olimpik.
Ishte delegacioni i Kosovës dhe delegacionet tjera, të cilat përcollën me vëmendje ngritjen e flamurit të Kosovës”, tha presidenti Hasani.
Më pas, presidenti i KOK-ut, Besim Hasani u nënshkrua në Murin e Paqes. Pas ceremonisë media të huaja intervistuan delegacionin e KOK-ut për ngritjen e flamurit dhe pjesëmarrjen e parë të Kosovës në LOD.
Të enjten në ceremoni u bë ngritja edhe e flamujve të Islandës, Ganës, Ekuadorit dhe Lihtenshtajnit.
Ceremonia kryesore e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore bëhet nesër (e premte).


Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...