Valon Berisha i është bashkuar Melbourn Cityt në formë huazimi nga Reims.
Reprezentuesi i Kosovës ka thënë se është i emocionuar për këtë aventurë dhe që i bashkohet një skuadre kaq të suksesshme.
“Jam shumë i emocionuar që jam këtu në Melburn me një skuadër që ka qenë kaq e suksesshme në fushë gjatë viteve të fundit dhe do të bëj më të mirën për ta ndihmuar skuadrën të fitojë më shumë fitime këtë sezon”, ka deklaruar fillimisht Berisha.
“Është një sfidë e re për mua dhe mezi pres të filloj”.
“Lojtarët dhe trajnerët kanë qenë fantastikë që kur erdha unë dhe jam i emocionuar të takoj tifozët e Cityt në ndeshjen tonë të parë”, ka shtuar më tej ai.
Berisha do të veshë fanellën me numrin 14 dhe ai pritet të debutojë më 7 tetor ndaj Western United në “AAMI Park”.
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?