Fitorja e Trepçës ’89 në udhëtim te Drenica, i ka dhënë shpresë kësaj skuadre për mbijetesë.
Ndërkohë që po vazhdon luftën për mbijetesë, skuadra e Shpëtim Idrizit fitoi me rezultat 4-2 për të shpresuar që të mbetet në elitën e futbollit të Kosovës.
Trajneri ka thënë se lojtarët e tij ishin të përgatitur për këtë sfidë dhe në këtë mënyrë arritën të fitonin si mysafirë.
Sipas tij, fitorja ndaj Drenicës pos gjasave e ka shtuar edhe motivimin te skuadrës për të tentuar deri në fund që ta sigurojë mbijetesën.
Me 31 pikë të arkëtuara, Trepça ’89 ndodhet akoma në zonën e rrezikut, ndërsa është vetëm katër pikë larg vendin që e mban në Superligë.
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media
Qeveria pro-perëndimore e Armenisë fiton zgjedhjet pavarësis...
Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën një person, një i pla...
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...