Liverpooli ka arritur të marrë një fitore jo të lehtë në Ligën e Kampionëve me rezultat 3-1 ndaj Lille në raundin e shtatë.
Mohamed Salah ishte ai që hapi llogarinë e golave në këtë sfidë në minutën e 34-të, shkruan Arbresh.info.
Pas 59 minutave, Mandi i Lille u ndëshkua me karton të kuq duke lënë skuadrën me një lojtar më pak.
Tre minuta më vonë, David barazoi rezultatin. Kurse pas pesë minutash, Elliott riktheu epërsinë.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Liverpooli shënoi fitoren e shtatë radhazi në Ligën e Kampionëve dhe mbetet liderë me 21 pikë.
Lille tashmë është i 11-ti me 13 sosh./Arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë