Drita i ka dhënë fund aventurës së mrekullueshme evropiane për këtë vit duke u eliminuar nga Liga e Evropës.
Në kuadër të rrethit të tretë eliminator të kësaj gare, kampionia e Kosovës është përballur sonte me Legian e Varshavës, raporton “Zeri.info”.
Ndeshja e zhvilluar në Poloni i ka takuar vendasve me rezultat të pastër, 2:0.
Pas ndeshjes ka raportuar edhe mediumi polak “Sportowefakty.wp”, i cili mes të tjerash shkroi se Legia e kreu punën e saj.
“Legia e kreu punën. Ajo fitoi me Dritën dhe u kualifikua tutje”, shkruan fillimisht mediumi polak.
“Fillimi i ndeshjes u duk sikur ndeshjet e kaluar fatkeqësisht, por kjo nuk poërfundoi keq. Legia u kualifikua në rundin e katërt ku do të luajë me Qarabagun nga Azerbajxhani”, shkruan më tej ky medium.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?