Sot janë zhvilluar ndeshjet e javës së 37-të në Serie A, ku Juventusi ka mposhtur Udinesen, ndërsa Roma ka fituar në derbi ndaj Milanit.
Juventusi ka marr një fitore të madhe ndaj Udineses, me rezultat 2-0.
Nico Gonzales e shënoi në fillimin e pjesë e dytë, ndërsa Dusan Vlahovic vulosi fitoren, duke arritur ta mbaj Zonjën e Vjetër në pozitën e katërt.
Roma në anën tjetër ka shënuar fitore ndaj Milanit në derbin e javës, me rezultat 3-1.
Gianluca Mancini e hapi ndeshjen, ndërsa Joao Felix i barazoi shifrat pak pa u mbyllur pjesa e parë.
Por Leandro Paredes me një super gol nga distanca ktheu Romën në epërsi, ndërsa Bryan Cristante shënoi në fund, duke vulosur fitoren që i mban gjallë shpresat për një vend në “Champions”.
Juventusi ka 67 pikë në vendin e katërt, një më shumë se Roma në vendin e pestë.
Zonja e Vjetër në xhiron e fundit luan ndaj Venezias si mysafir, ndërsa Roma shkon te Torino.
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani