Kosova ka siguruar për herë të parë në histori Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës pasi ka mundur Slloveninë 0-3.
Fisnik Asllani kaloi Dardanët në avantazh në minutën e gjashtë për 0-1 dhe kështu u mbyll pjesa e parë.
Në të dytën Petar Stojanoviq, i inkuadruar në pjesën e dytë, mori dy kartonë të verdhë për shtatë minuta, duke ia lehtësuar punën skuadrës mysafire.
Zan Karnicik ia thelloi telashet Sllovenisë kur shënoi një autogol bizar në minutën e 64-të.
Me këto tri pikë, Kosova tuboi 10 sosh në vendin e dytë të Grupit B, tri më pak se Zvicra në të parin e shtatë më shumë se Sllovenia në të tretin, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro.

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...